Vazhdon shqyrtimi i ribalancit të Buxhetit, Komisioni nisi debatin për 224 amendamentet

Advertisement

Komisioni parlamentar për Financim dhe Buxhet e filloi sot pasdite debatin rreth amendamentit për ribalancin e Buxhetit të vitit 2026. Janë shqyrtuar një sërë amendamentesh të paraqitura nga BDI, LSDM dhe E Majta.

Me një pjesë prej tyre u kërkua rritje të fondeve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, ndërsa disa kërkuan rritje të fondeve për pagat e të punësuarve në administratën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe për pjesëtarët e Armatës, si dhe rritje të granteve bllok për komunat të destinuara për brigadat e zjarrfikësve.

Amendamentet për rritjen e mjeteve financiare për pagat e të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatës u refuzuan me arsyetimin se janë siguruar fonde për pagesën e pagave në përputhje me marrëveshjet ekzistuese kolektive dhe se janë duke u zhvilluar diskutime me sindikatat përfaqësuese për marrëveshje të reja kolektive.

Me amendamente, E Majta kërkoi rritje të mjeteve financiare për ndërtimin e objekteve për Armatën dhe për themelimin e një qendre sigurie malore.

Debati mbi amendamentet vazhdon nesër në orën 11:30.

Për ribalancin e Buxhetit janë paraqitur gjithsej 224 amendamente

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit