Vazhdon rritja e çmimeve të prodhimeve vendore industriale

Shkup, 29 Prill, Zhurnal.mk – Çmimet e shitjes së prodhimeve industriale në tregun vendor në muajin mars të vitit 2026 janë rritur për 0.2% krahasuar me muajin e kaluar, sipas të dhënave të entit statistikor të vendit.
Në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë rritur për 4.7%.

Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin e kaluar, janë rritur në grupet Produkte të qëndrueshme për konsum të gjërë për 0.3% dhe Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1.2%.

Sipas entit, çmimet në këtë periudhë janë rritur në grupet Energjia për 10.3%, Produkte e ndërmjetme, përveç energjisë për 0.1%, Produkte të qëndrueshme për konsum të gjërë për 5.0% dhe Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 5.9%./ Zhurnal.mk

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit