17.8 C
Skopje
Thursday, May 9, 2024

Vazhdon fushata për zgjedhjet parlamentare

Në tubimin në Kavadar, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski akuzoi LSDM-në, se aktualisht po punon në dy skenarë të cilat siç tha ai janë dështues për Maqedoninë. Një prej tyre është bojkoti i zgjedhjeve që çon në krizë kushtetuese. Në mënyrë që skenarët të mos realizohen, Mickoski bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje më 8 maj.

“Ata duan të bojkotojnë, sepse njerëzit nuk i pëlqejnë dhe do të përjetojnë një debakël të rëndë. Në këtë mënyrë, ata duan të shkaktojnë me vetëdije një krizë të re kushtetuese. Skenari i dytë është një ndarje e pazarit me BDI-në të resoreve dhe ministrive, ku Kovaçevski ia ka lënë Ahmetit të vendosë se sa ministri do t’i lërë LSDM-së”, tha Hristijan Mickoski – VMRO-DPMNE.

Bartësi i listës së kandidatëve të LSDM-së në njësinë 2, Oliver Spasovski, nga ana tjetër, u bëri thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhjet e ardhshme, sepse, siç thotë ai, me votën për LSDM-në nuk do të kthehen ngjarjet e 27 prillit me hyrjen e dhunshme në Kuvend. Spasovski theksoi se dhunuesit në kuvend nuk duhet të quhen mbrojtës të kushtetutës, as nuk duhet të falen dhe tu falet ajo që kanë bërë.

“Ky regjim djathtist në atë kohë i dha një goditje Kushtetutës, shtetit dhe demokracisë. Është e rëndësishme të dimë se kjo qasje e një partie politike mund të shkatërrojë demokracinë dhe lirinë e qytetarëve dhe shtetit. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shkojmë në qendrat e votimit në masë dhe të votojmë për LSDM-në dhe koalicionin”, tha Oliver Spasovski – LSDM.

“Fronti Evropian” vazhdon fushatën zgjedhore me takime me qytetarët. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti viziton Kërçovën, Pllasnicën dhe Dollnenin.
Ndërkohë koalicioni “Vlen” prezanton “Planin 2030” me bartësit e listave të kandidatëve për deputetë.

Partia “E majta” pati takime me qytetarët në Tetovë. Nga kjo parti renditën disa nga premtimet ekonomike, duke përfshirë mbrojtjen e prodhimit vendas përmes masave mbrojtëse, nacionalizimin e të gjitha rrjeteve të shpërndarjes në Maqedoni, raftet e detyrueshme për produktet vendore në të gjitha tregjet, një bankë komerciale shtetërore për huadhënie pa kamatë, si dhe çmime të garantuara për furnizimet më themelore ushqimore./Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit