15.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

Vazhdon aksioni për pastrimin e Shkupit

Vetëm nga dy kontejnerë në Bit Pazar të Shkupit, u mbushen dy kamionë me mbeturina.

Gjendja thuajse është e ngjashme edhe në shumë lagje tjera të Shkupit, ndërsa nga aksioni 72 orësh si premtim parazgjedhor, deri tani janë zhvilluar aktivitete në të gjithë Shkupin.

Nga ajo që veç më janë mësuar të shohin deponi rreth kontejnerëve, disa qytetarë janë skeptikë për atë që do të ndodhë në të ardhmen. Ata thonë se gjendja e pastërtisë nuk do të zgjasë shumë dhe se papastërtia do të rikthehet përsëri. Ndërkohë, disa të tjerë mendojnë se me ndërgjegjësim dhe kontroll më të madh nga institucionet, situata mund të përmirësohet përfundimisht.

Anketë me qyetetar

”Pastrohet por në javë një herë. E tani me aksionin? Tani është më mirë, një natë i morën por që kishte dy javë që nuk ishin larguar. Mendon se do të jetë më pastër në të ardhmen? Mendoj se do të jetë më mirë pasi e kanë filluar kështu shpresojmë të bëhet më mirë.”

“Shpresoj të jemi shendosh, dy herë do të dalin dhe nuk do të pastrojnë, sot dhe njëherë kur të grumbullohen dhe aq.”

“Çfarë të themi për mbeturinat, ja shihen, mbeturinat janë mbeturina dhe aq janë të aftë”.

Aksioni i pastrimit të Shkupit për 72 orë ishte premtim parazgjedhor nga tani më i pari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe filloi të premten në ora 20:30 nga salla sportive Boris Trajkovski. Deri tani nga Higjiena Komunale nuk kanë dalë me detaje se sa ton mbeturina janë larguar nga kryeqyteti ndërsa në disa vende mbeturinat vazhdojnë të mbeten të pa grumbulluara.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit