Të dërguarit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, mbërriten në Kremlin të enjten dhe u priten nga Presidenti rus, Vladimir Putin, një ditë pasi bisedimet për një marrëveshje me ukrainen në Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk përfunduan me një marrëveshje konkrete.
Palët dy ditë e shkuara ranë dakord vetëm për një shkëmbim të madh të të burgosurve ndërsa çështjet kryesore të luftës ende ngecen të pazgjidhura.
Presidenti i SHBA-së dhe ai i Ukrainës, Volodymir Zelensky, kanë kërkuar që Evropa të emërojë një person për të negociuar me Moskën, por Moska kundërshton përfshirjen e vendeve evropiane në negociatat e drejtpërdrejta, duke i akuzuar se mbështesin Ukrainën me armë dhe financime. Nga ana tjetër, Evropa e sheh përfshirjen e Rusisë në diskutimet për sigurinë si një lëshim ndaj Putinit, i cili kërkon tërheqjen e trupave të NATO-s nga kufijtë rusë.
Pas takimit me Putinin, Kushner tha se ai dhe Ëitkoff do të udhëtojnë për në Dublin për zhvillimin e një takimi edhe me Presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky, i cili është në një takim me më shumë se 40 vendeve evropiane ku merrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Mark Rutte.
“ Pas kësaj do të shkojmë për në Dublin dhe do të jemi me presidentin Zelensky, për të diskutuar me të dhe për të përmbledhur disa nga idetë që dolën gjatë takimit,” deklaroi Jared Kushner.
Mes negociatave luftimet vazhdojnë.
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme me dronë dhe raketa. Moska synon infrastrukturën energjetike ukrainase, duke lënë civilët pa ngrohje, energji elektrike dhe ujë. Rusia pretendon se ka rrëzuar 71 dronë ukrainas, ndërsa Ukraina njofton se Rusia ka lëshuar 123 dronë dhe raketa gjatë natës, me goditje në 17 lokacione./alsat.mk.








