Vance në krye të negociatave SHBA–Iran, raundi i dytë zhvendoset në Pakistan

Zëvendëspresidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, JD Vance, do të udhëheqë delegacionin amerikan në raundin e dytë të negociatave me Iranin, që pritet të zhvillohen në Pakistanin.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, menjëherë pas deklaratës së Donald Trump për vijimin e bisedimeve.

Negociatorët pritet të mbërrijnë në Pakistan gjatë ditës së nesërme, në përpjekje për të arritur një marrëveshje, pasi raundi i parë përfundoi pa rezultat konkret.

Sipas raportimeve, Vance kishte udhëhequr edhe bisedimet e para me kërkesë të përfaqësuesve të Teheranit, të cilët e shohin si figurë më pak konfrontuese.

Raundi i dytë konsiderohet moment kyç për uljen e tensioneve mes dy vendeve. Situata në rajon mbetet e ndjeshme, ndërsa pritshmëritë për një përparim konkret janë të larta.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit