Valbon Limani dekoron Gostivarin kuq e zi në prag të 28 Nëntorit

Advertisement

Gostivari po merr pamje festive në prag të festës së 28 Nëntorit. Nën kujdesin e kryetarit të komunës, Valbon Limani, qyteti është zbukuruar me flamuj kombëtarë shqiptarë, duke u veshur kuq e zi në atmosferën e festës së Pavarësisë së shtetit shqiptarë.

Flamujt shqiptarë janë vendosur përgjatë rrugëve dhe hapësirave publike të qytetit. Përveç sheshit të qytetit, me flamuj kombëtarë është dekoruar edhe shëtitorja e re e Gostivarit, e ndërtuar gjatë mandatit të kryetarit Valbon Limani.

Rreshtimi i flamujve shqiptarë përgjatë shëtitores dhe ndriçimi dekorativ i qytetit krijojnë një atmosferë të veçantë festive, duke i dhënë Gostivarit pamjen e një qyteti të mbuluar me ngjyrat kuq e zi.

Kështu, Gostivari po bëhet gati të shënojë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, në një atmosferë krenarie dhe simbolike kombëtare.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit