Vala e të nxehtit vazhdon, temperaturat deri në 40 gradë në Maqedoninë e Veriut**

Advertisement

Maqedoninë e Veriut sot e pret edhe një ditë tjetër jashtëzakonisht e nxehtë, me temperatura që arrijnë në 40 gradë në disa vende.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu, e cila herë pas here do të forcohet në disa vende.

Temperaturat minimale do të variojnë nga 14 deri në 23 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 32 deri në 40 gradë.

Në Shkup pritet mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu, e cila herë pas here do të forcohet në disa pjesë të Luginës së Shkupit. Temperatura e mëngjesit do të bjerë në 19 gradë, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë rreth 38 gradë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit