Pas vrasjes së rëndë të Liridona Ademajt, në emisionin e fundit të debatit televiziv “Zanat” u diskutua rreth fenomenit të vrasjeve të grave në Kosovë.
Gjatë diskutimit, aktorja e njohur Shengyl Ismaili tha se një ndikim të madh ne pabarazinë dhe dhunën ndaj grave e ka mënyra e rritjes së fëmijëve.
“Për mua gjithçka fillon në familje, prej prindërve, forma se si rritemi ne është e gabuar, forma se si i rrisim vajzat dhe djemtë është e gabuar”, tha Ismaili.
“Shttt, turp, ti je vajzë duhet të kesh kujdes”, tha ajo.
Gjithashtu, ajo shpjegoi, sipas saj, edhe se si shoqëria funksionon në raport mes vajzave dhe djemve.



