Erjon Vishkulli ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila ka bërë të mundur shpëtimin e syrit të tij.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës, ndërhyrja u krye me sukses nga profesori Stanislao Rizzon.
Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se qeveria shqiptare ka miratuar mbështetje financiare për Erjonin, për ta ndihmuar në rrugëtimin e tij të mëtejshëm drejt rikuperimit.
Ministria shpreh mirënjohjen për profesorin Rizzon, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe ndjeshmërinë njerëzore me të cilat ai kreu ndërhyrjen kirurgjikale.








