22.8 C
Skopje
Sunday, October 6, 2024

U arrestua tetovari, krijoi profil në emër të së miturës dhe e shantazhoi për marrëdhënie seksuale

Me datë 01.10.2024, në ora 14:10 në fshatin Cerovë të Tetovës, punonjësit policorë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin I.S (29), transmeton Portalb.mk.

“Ai është raportuar nga një e mitur nga Tetova se ka krijuar disa profile në rrjetet sociale në emër të saj, në të cilat ka ngarkuar fotografitë e saj, të cilat i ka marrë nga profili i saj nga një rrjet social pa lejen e saj dhe më pas nga ajo ka kërkuar që të kryenin marrëdhënie seksuale, nëse dëshironte që të fshihen profilet nga rrjetet sociale”, raportoi SPB Tetovë.

Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij është përgatitur kallëzimi përkatës dhe sot do të dalë para gjyqtarit për procedim paraprake.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit