Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pritet të shesë një parcelë prej 38 mijë m² në fshatin Saraqinë me çmim fillestar prej vetëm 1 euro për m². Siç shihet në dokumentet e siguruara nga portali TS, në atë parcelë planifikohet të ndërtohen rreth 90 shtëpi luksoze.
Burime të afërta me Komunën e Tetovës thonë se Kasami planifikon t’ia shesë parcelën një biznesmeni të afërt me të, i cili më pas do të ndërtojë shtëpitë dhe do t’i shesë ato me çmime shumë të larta.
Përveç parcelës në Saraqinë, Kasami pritet të shesë edhe parkingun përballë VEROS, një pjesë të qendrës sportive dhe disa parcela të tjera në pronësi të Komunës së Tetovës.
Në dokumentet e siguruara nga portali TS shihen edhe çmimet fillestare të ankandit publik për shitjen e pronave komunale.
Me shitjen e këtyre parcelave, vuloset edhe një nga vendimet më brutale të një kryetari komune, i cili po shet një pjesë të madhe të pronës publike.
Deri tani, Bilall Kasami ka shitur MONOPOLLIN për 7 mijë euro, parkingun te Renova për 190 mijë euro, si dhe NPK-në, Saubermacherin dhe Ndriçimin Publik.








