Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara synojnë të rrisin në 50 për qind tarifat për automjetet, kamionët, pjesët e automjeteve dhe çelikun nga Kanadaja, duke filluar nga 1 janari 2027.
Vendimi vjen pas dështimit të negociatave tregtare mes Uashingtonit dhe Otavës. Trump ka akuzuar Kanadanë se ka paraqitur kërkesa të papranueshme, ndërsa kryeministri kanadez Mark Carney ka thënë se SHBA-ja “kërkoi shumë dhe ofroi shumë pak”.
Carney ka paralajmëruar kundërmasa ndaj produkteve amerikane. Kanadaja pritet të vendosë tarifa në parim “dollar për dollar”, duke filluar nga 8 shtatori, përfshirë produkte të tilla si çeliku, produktet e qumështit, pajisjet elektroshtëpiake dhe elektronika.
Përshkallëzimi i masave tarifore rrit tensionet tregtare mes dy vendeve dhe mund të ndikojë veçanërisht në industrinë automobilistike, e cila është e lidhur ngushtë me zinxhirët e furnizimit në SHBA dhe Kanada.






