Tragjedia në Koçan mund të kishte pasur pasoja edhe më të rënda/ 50 m larg diskotekës gjendej një…

Advertisement

Prokuroria maqedonase ka konfirmuar se në afërsi të diskotekës “Puls” në Koçan, vetëm 50 metra larg, ka pasur depozitë ilegale të derivateve dhe një pikë karburanti, e cila për fat të mirë nuk ka shpërthyer nga zjarri.

Depoja e karburantit ndodhej pranë diskotekës “Puls”, ku 59 persona humbën jetën dhe mbi 150 u plagosën nga zjarri që ra në orët e para të së dielës. Rezervuari i naftës ishte në një ndërtesë tjetër, shkruan Informer.rs.

Prokuroria nuk specifikoi se kujt i përkiste ajo pompë karburanti ilegale e cila ndodhet në një zonë me popullsi të dendur dhe kush i dha leje pronarit të ruante karburantin në një rezervuar privat, apo ta shpërndante atë.

Ndërkohë sipas medias serbe, dyshohet se ishte pronari i diskotekës është ai që ka groposur depozitën me naftë e cila sipas banorëve supozohet se ka rreth 10 ton naftë.Pronari i diskotekës është arrestuar, ndërsa familjet e viktimave, por edhe miqtë e tyre, kanë dalë në rrugë, duke luftuar për drejtësi për të dashurit e tyre. Në protestën e djeshke qytetarët e Koçanit shkatërruan makinën dhe lokalin tjetër të pronarit të diskotekës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit