Tragjedi në Idrizovë: 42-vjeçari humb jetën nga goditja elektrike

Advertisement

Një 42-vjeçar ka humbur jetën në Entin Ndëshkues-Përmirësues “Idrizovë”, pasi është ngjitur në një shtyllë dhe ka kapur një tel elektrik nën tension.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti ka ndodhur më 29 gusht, rreth orës 14:43, në hapësirat e shëtitores së brendshme të institucionit.

Pas incidentit, 42-vjeçari ka rënë nga shtylla, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit