Tragjedi në Bogdancë, gjendet e vdekur 17-vjeçarja! Pranë makinës së djegur u gjet edhe i vdekur i dyshuari 21-vjeçar

Advertisement

Një vajzë 17-vjeçare dhe një djalë 21-vjeçar janë gjetur të vdekur në Bogdancë, në një ngjarje që dyshohet të ketë lidhje me vrasje dhe vetëvrasje. Trupi i pajetë i vajzës u gjet dje brenda një automjeti të djegur, ndërsa pranë tij u gjet edhe 21-vjeçari, i identifikuar si i dyshuari për vrasjen e saj.

Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, pas vrasjes ai dyshohet se i ka vënë flakën automjetit dhe më pas është vetëvrarë.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se të dy trupat janë dërguar për obduksion, për përcaktimin e identitetit dhe shkaqeve të vdekjes. Rasti po hetohet nga Prokuroria në Gjevgjeli, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit