Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa

Advertisement

Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

Siç njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë, njofton LAMM. 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit