Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për rolin e hoxhallarëve dhe institucioneve fetare gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Thaçi ka thënë se në radhët e UÇK-së kishte dhjetëra hoxhallarë, duke veçuar Hoxhë Abdyl Krasniqin, për të cilin tha se kishte kontribuar në luftën për çlirimin e Kosovës.
“UÇK kishte dhjetëra hoxhë si Avdyl Krasniqi, që xhamitë i bënë shkolla edhe baza të UÇK-së dhe luftuan dhe ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.
Në këtë kuadër, është përmendur edhe një fjalim i Hoxhë Abdyl Krasniqit në fshatin Burojë, më 5 mars 1998, drejtuar xhematit.
“Kemi duru bollë, prej sot e tutje, ai i cili nuk lufton për vatan, nuk i vyn as shpisë e as fesë”, citohet të ketë thënë Krasniqi.
Deklarata e Thaçit ka rikthyer në vëmendje rolin e figurave fetare dhe të komuniteteve lokale gjatë periudhës së luftës në Kosovë.






