Tetë persona kanë mbetur të vdekur, përfshirë një foshnje 9-muajshe në Turqi, pasi një autobus është përplasur dhe është përfshirë nga flakët të dielën në mëngjes.
Autobusi, në pronësi të Pamukkale Tourism, është përplaur me barrierat e autostradës në provincën Denizli në orën 1:40 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa mbante 38 pasagjerë dhe tre anëtarë të stafit, të cilët po udhëtonin nga Izmiri në qytetin mesdhetar të Antalyas, raporton AP.
Rreth 33 persona kanë mbetur të lënduar në incident. Midis të vdekurve ishin shoferi 50-vjeçar dhe babai i foshnjës.
Imazhet e pasojave të përplasjes tregonin kornizën e djegur të autobusit pranë rrugës.
E shtuna ishte dita e fundit e Kurban Bajramit. Gjatë festës zakonisht ndodh një rritje e aksidenteve rrugore në të gjithë Turqinë, pasi njerëzit udhëtojnë për të vizituar familjen dhe për të bërë pushime.





