Tërmeti i magnitudës 7.7 në Indonezi/ Çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë! Shkon në 40 numri i viktimave

Advertisement

Agjencia kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive bëri të ditur se ka edhe persona të tjerë të lënduar në shkallë të ndryshme, ndërsa theksoi se shifrat janë paraprake dhe mund të ndryshojnë. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e personave që mund të kenë mbetur të bllokuar në ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti e dhjetëra lëkundjet pasuese të tokës.

Pas tërmetit u lëshua edhe një paralajmërim për cunami, i cili u hoq rreth tre orë pas tërmetit të parë, raporton BBC, i cili goditi ishullin Flores pak para orës 05:00 sipas kohës lokale.

Sipas Agjencisë së Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës së Indonezisë, lëkundja u regjistrua në një thellësi prej 15 kilometrash.

Tërmetet me thellësi të vogël priren të shkaktojnë pasoja më të rënda në sipërfaqe. Në të njëjtën zonë u regjistruan edhe lëkundje të fuqishme pasuese, përfshirë një me magnitudë 6.1.

Pamjet e filmuara në portin e Maumeres treguan copa të mëdha betoni që shkëputeshin nga ndërtesa e terminalit dhe binin mbi pasagjerët që prisnin të hipnin në një traget ndërishullor. Disa prej tyre përfunduan në det pasi ura lidhëse me anijen u shemb. Ndërkohë, në provincën Nusa Tenggara Lindore, viktimat humbën jetën në gjumë, pasi shtëpitë e tyre u shemben dhe i zunë brenda.

Pas paralajmërimit për cunami, shumë njerëz u panë duke u larguar prej zonave bregdetare me motoçikleta. Sipas zyrtareve vendas, rreth 2,000 persona ishin evakuuar ose ishin larguar nga zonat e rrezikuara me iniciativën e tyre. Ata po i këshillojnë banorët të shmangin hyrjen në ndërtesa, veçanërisht në ato që tashmë kanë pësuar çarje ose dëmtime strukturore.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit