Më datë 13.11.2024 në ora 00:30 në fshatin Debresh të Gostivarit, afër rrugës për në fshatin Zdunjë, zyrtarë policorë nga SP Gostivar në bazë të urdhërit qendror për kryerjen e veprave penale vjedhje dhe vjedhje të rënda në zonën e Gostivarit dhe komunës së Vrapçishtit, si dhe kryerje të veprës penale ,,privimit i kundërligjshëm nga liria”, e kanë privuar nga liria personin S.S.(36) fshati Debresh. Gjatë privimit nga liria, S.S. ka tentuar të ikë dhe është hedhur nga një mur prej betoni, në të cilin ka pësuar lëndim të rëndë trupor, t[ konstatuar në Qendrën Urgjente Gostivar. Pas dhënies së ndihmës mjekësore i njëjti është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm.TS