Arben Taravari ministër i Shëndetësisë dhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët, gjatë vizitës së sotme në Spitalin Klinik në Tetovë shfaqi shpresë se për gjashtë muaj mund të fillojnë bisedimet me BE-në. Tha se shpresën e bazon për shkak të qëndrimit të tillë të përbashkët në Qeveri.
“VLEN përsëri insiston se Maqedonia duhet të fillojë bisedimet, Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së. Thamë një afat prej gjashtë muajve, që VLEN do të bëjë gjithçka për të nisur negociatat. Është mirë që filloi Shqipëria, por është keq që u ndamë. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë gjithashtu se në anën bullgare nuk ka Qeveri, presim të ketë zgjedhje atje. Shpresoj se do të gjejmë zgjidhje dhe VLEN do të jetë përshpejtues dhe shkas që Maqedonia të fillojë sa më shpejt bisedimet me BE-në. Kryeministri me sa di unë është për fillimin sa më të shpejtë dhe është për BE, siç jemi të gjithë ne në qeveri”, deklaroi Taravari.
Si ministër i Shëndetësisë në Tetovë tha se ka ardhur që t’i theksojë investimet në një qind ditët e para të qeverisë. Janë montuar pesë ashensorë të rinj – tre në repartin e kirurgjisë dhe dy në repartin e mjekësisë interne, konstruktim dhe sanim të çatisë në bllokun internist, janë në vlerë prej 20 milionë denarë.
“Ashensorët janë vënë në përdorim, çatia e pjesës interniste është gati. Ka pasur investim të kombinuar në ambulancat e klinikave kirurgjikale, Spitalit Klinik dhe Kompanisë Ekolog. Investim nga Ekolog për ambulancat e brendshme. Tetova bëhet një nga prioritetet sepse për ne është shumë i rëndësishëm decentralizimi dhe rajonalizimi”, tha Taravari.
Për vitin e ardhshëm paralajmëroi aparaturë të re, investime në repartin e pediatrisë, arkivit elektronik si dhe ndërtesë të re.