Taravari për Mimoza Musën tha se nuk sollën një vendim sepse ajo nuk ishte bash e definuar, mbetet ASH apo vazhdon me VLEN. Ai tha se duhet t’i jepet hapësirë edhe një herë të bisedohet me deputeten, për të parë qëndrimin e saj. Përdallim prej Taravarit, deputeti Halil Snopçe nuk u përmbajt me ofendime ndaj ish partiakëve të tij të cilët vazhduan të qëndrojnë me VLEN. Snopçe ata i quajti si pemë të kalbura.