Një tjetër sukses i rëndësishëm vjen nga Tetova, kësaj here nga fusha e dijes dhe teknologjisë. Nxënësi i talentuar Ajan Ibraimi ka fituar vendin e dytë në Garën Shtetërore për Mendim Informatik, të organizuar nga Qendra për Edukim “New Corner” informon Tetovasot.
Ky rezultat është dëshmi e punës, përkushtimit dhe talentit të jashtëzakonshëm që të rinjtë tanë po tregojnë gjithnjë e më shumë në fushat shkencore dhe teknologjike. Gara për mendim informatik vlerëson aftësitë logjike, analitike dhe zgjidhjen kreative të problemeve fusha këto kyçe për të ardhmen digjitale.
Suksesi i Ajan Ibraimit nxënës i klasës së gjashtë, nuk është vetëm arritje personale, por edhe motivim për shumë nxënës të tjerë nga Tetova dhe më gjerë, që të besojnë në potencialin e tyre dhe të investojnë në dije.
Talente të tilla janë shenja e një brezi të ri që po rritet me ambicie, inteligjencë dhe vizion. Me mbështetjen e duhur nga familja, shkollat dhe institucionet, këta të rinj përfaqësojnë një horizont premtues për shoqërinë tonë.
Tetova vazhdon të dëshmojë se është vatër e talenteve të reja dhe emra si Ajan Ibraimi janë shembulli më i mirë i kësaj.TS




