Sot në Kuvend, koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, u takua me ambasadorin e Republikës së Francës, Kristof Le Rigoler, dhe këshilltarin e parë, Filip Marsheto.
Ambasadori Le Rigoler dhe këshilltari Marsheto biseduan me koordinatorin Qoku mbi
prioritetet dhe perspektivat e Lëvizjes.
Koordinatori Qoku i theksoi prioritetet në Kuvend, si pjesë e shumicës qeveritare, si dhe marrëdhëniet e mira në koalicion.
U riafirmua angazhimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian, me çrast koordinatori shprehu
mirënjohje për mbështetjen që Franca po i jep vendit tonë drejt këtij qëllimi. Njëkohësisht, ai kërkoi mbështetje shtesë në lidhje me zbatimin e Propozimit Francez.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi përdorimin e gjuhës shqipe, propozim-
ligjin e ri për përfaqësimin e drejtë, si dhe kërkesën e studentëve për të dhënë provimin e
jurisprudencës në gjuhën shqipe.



