Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar sot një takim pune me ministrin e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ku në fokus të diskutimeve ishte funksionimi i komunës dhe tejkalimi i sfidave financiare.
Përmes një njoftimi, Qyra bëri të ditur se fokusi kryesor mbetet zbatimi i strategjisë për tejkalimin e kufizimeve financiare, me qëllim sigurimin e kushteve për një funksionim më të qëndrueshëm të komunës dhe realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.
Ai vlerësoi mbështetjen e shprehur nga ministri Ferati, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për adresimin e sfidave dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e Strugës.
„Bashkëpunimi ndërinstitucional është i rëndësishëm për adresimin e sfidave dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e Strugës”, theksoi Qyra.








