20.8 C
Skopje
Sunday, September 15, 2024

Tahiri për deklaratën e Macronit rreth Asociacionit: Nuk u përmend njohja, diplomacia e Kosovës ka dështuar

Tahiri është shprehur se diplomacia e Kosovës ka dështuar.

Kjo për faktin se, sipas Tahirit, vizita e presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi, nuk solli të reja për njohjen e Kosovës nga Serbia, ani pse u përmend Asociacioni, raporton Klankosova.tv.

Përmes një shkrimi në facebook, Tahiri pyet se “ky kori i militantëve të VV-së pse e ka mbyllur gojën për këtë çështje..?”.

“Macron në letrën e tij para vizitës në Serbi përmend Asociacionin por nuk e përmend njohjen e Kosovës nga Serbia – ky fjalor i një anshëm i gjithë vendeve të Quintit është dështim i diplomacisë së Kosovës – pra qysh se ka filluar dialogu mes Kurtit dhe Vuçiqit të gjithë ndërkombëtarët flasin për obligimet zbatuese të Kosovës dhe jo të Serbisë – po ky kori i militantëve të VV-së pse e ka mbyllur gojën për këtë çështje..?”, shkroi ajo.

Kreu i shtetit francez do të qëndrojë për vizitë dyditore në Serbi ku do të pritet nga presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Në një shkrim autorial para shkuarjes në Beograd, ai ka folur edhe për Kosovën.

Kryetari i Francës theksoi mes tjerash se personalisht do të mbetet i angazhuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e para së gjithash në krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, transmeton Klankosova.tv.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit