17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Sveçla ministri më i pasur në Qeverinë Kurti

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ai llogaritet të jetë ministri më i pasur në Qeverinë Kurti, pasi ka deklaruar se ka një shtëpi të përbashkët 600 mijë euro dhe një lokal në vlerë 650 mijë euro. Sveçla gjithashtu është aksionar me bashkëshorten e tij në ordinancën stomatologjike “Dental Advanced Services Dhomi”, në vlerë 100 mijë euro.

Sveçla ka deklaruar se para të gatshme bashkë me gruan e tij kanë rreth 8.400 euro, teksa ka dy kredi – një në vlerë 15 mijë euro dhe një në vlerë 5 mijë euro. Po ashtu ka deklaruar një kredi në vlerë mbi 28 mijë euro në emër të gruas.

Pagën vjetore e ka deklaruar në vlerë 16.630 euro, derisa mëditje nga udhëtimet zyrtare ka marrë në vlerë 2.280 euro.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit