23.8 C
Skopje
Sunday, May 12, 2024

Sulmuesi shqiptar fiton betejën në FIFA, klubi turk duhet të paguajë 2,2 milionë euro

Antaliaspor, së fundmi humbi një betejë në FIFA me shqiptarin e Kosovës, Zymer Bytyqi, i cili fitoi betejën me klubin bardhekuq duke dalë lojtar i lirë. Futbollisti e kishte paditur klubin në FIFA për tre rroga të pa paguara.

FIFA i dha leje klubit turk 15 ditë për të shlyer borxhin ndaj sulmuesit kosovar, por Antaliaspor nuk kishte arritur dot t’i siguronte paratë dhe shtëpia më e madhe e futbollit botëror i dha të drejtë Bytyqit që ta shkëpusë në mënyrë të njëanshme kontratën e tij. Kjo gjë ia ka vështirësuar edhe më shumë punët Antaljasporit, që tani jo vetëm tre pagat që i kanë borxh, por do të detyrohen t’i paguajnë Zymer Bytyqit 2,2 milionë euro, deri në fund të kontratës e cila ishte deri në fund të sezonit 2025/26.

Së fundmi lojtari ka bërë një postimi në “Instagram” duke shkruar:

“Për shokët e mi të skuadrës, mbështetësit dhe miqtë fantastikë në Antaliaspor, fatkeqësisht koha ime në klub ka marrë fund. Më ka pëlqyer qëndrimi në Antalia, por si futbollist karriera jote është e shkurtër me ulje-ngritje, në fund duhet besim në kontrata dhe kushte. Ju uroj juve dhe klubit gjithë të mirat në të ardhmen dhe faleminderit për gjithë mbështetjen”, ka shkruar Bytyqi.

27-vjeçari ka zhvilluar 33 ndeshje me fanellën e Antaljaspor këtë edicion, teksa ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit