Një nxënës 14-vjeçar është sulmuar nga një bashkëmoshatar në tualetin e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit, në Shkup. Sipas MPB-së, rasti është denoncuar dje rreth orës 13:00 nga një 43-vjeçare nga Shkupi. Ajo ka raportuar se rreth orës 09:00, djali i saj 14-vjeçar ishte sulmuar nga një bashkëmoshatar me një mjet të mprehtë. Si pasojë e sulmit, 14-vjeçari ka pësuar një plagë të prerë në dorë. Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.






