11.8 C
Skopje
Sunday, November 2, 2025

Sukses i madh në Dojran! Klubi “Idrizi” debuton me 13 medalje në Turneun Ndërkombëtar “Dojran Open 2025”

Me datë 01 nëntor 2025 (e shtunë) në qytetin e Dojranit u zhvillua Turneu Ndërkombëtar i Karatesë “Dojran Open 2025”, ku për herë të parë mori pjesë Klubi i Karatesë “Idrizi” nga Maqedonia e Veriut, duke shkëlqyer me një paraqitje mbresëlënëse dhe duke u kthyer me 13 medalje gjithsej – 4 të arta, 5 të argjendta dhe 4 të bronzta.

Rezultatet e garuesve ishin si më poshtë:

Jasin Bajram (2018) – tre medalje, dy të argjendta në kata dhe kumite individuale (duke garuar madje me grupmoshën 2016 në kumite) dhe një të artë në ekipore.

Alem Husejini (2017) – medalje ari në ekipore (2016).

Trim Ramadani – medalje bronzi në individuale, një argjendtë dhe një të artë në ekipore.
Rea Vllasaku (2015) – medalje bronzi në garën e saj të parë individuale tek femrat.

Sami Bajram (2015) – medalje bronzi në individuale dhe argjendtë në ekipore.

Syar Hyseni – medalje argjendtë në ekipore.

Klubi “Idrizi”, nën udhëheqjen e trajnerit dhe ish-kampionit Abdurahim Idrizi, arriti të tregojë nivel të lartë përgatitjeje dhe shpirt gare që premton shumë për të ardhmen.

Trajneri Idrizi u shpreh i kënaqur me performancën e garuesve, duke theksuar se këto rezultate janë fryt i punës së përkushtuar në një periudhë të shkurtër, ndërsa falënderoi prindërit për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj fëmijëve dhe klubit.

Për herë të parë në një turne ndërkombëtar në Maqedoni, garuesit tanë treguan se janë të lindur për sukses. Kjo është vetëm fillimi,– u shpreh trajneri Abdurahim Idrizi.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit