3.8 C
Skopje
Saturday, November 1, 2025

Studentët e Maqedonisë së Veriut prej nesër do të kenë mundësi të aplikojnë për bursa

Rreth dy javë është e hapur mundësia për aplikim të studentëve të Maqedonisë së Veriut për bursa studentore në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës  njofton të gjithë studentët se prej më 1 nëntor  fillon aplikimi për bursat për studentë, për gjithsej katër kategori, dhe do të zgjasë deri më 15 nëntor”, raportoi Ministria.

Studentët do të mund të aplikojnë për Konkurs në formë elektronike KËTU.

Ministria sivjet ka vendosur të jep edhe 15 bursa për studentët e regjistruar në vitin e parë te programet studimore për gjuhë maqedonase.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit