Strugani 20-vjeçar shkëlqen në Forcat Ajrore të SHBA-së, Amir Sela diplomohet me rezultate të larta

Advertisement

 

Një sukses që ka bërë krenar familjen dhe komunitetin e Strugës vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amir Sela, vetëm 20-vjeçari nga Livadhia e Strugës, ka përfunduar me sukses trajnimin në Forcat Ajrore të SHBA-së (U.S. Air Force).

Sela është dalluar gjatë procesit të trajnimit për përkushtimin, disiplinën dhe rezultatet e larta, duke përfunduar me sukses një etapë të rëndësishme në rrugëtimin e tij profesional.

Arritja e 20-vjeçarit strugan përbën një shembull të bukur të suksesit të të rinjve nga Struga, të cilët me punë, përkushtim dhe disiplinë arrijnë të ndërtojnë karrierë edhe në institucione prestigjioze jashtë vendit.

Diplomimi i Amir Selës në Forcat Ajrore Amerikane është një moment krenarie për familjen e tij dhe për vendlindjen, Livadhinë e Strugës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit