Struga zgjohet e pastër nga bora: Punëtorët e Komunales në aksion që në orët e para të mëngjesit

Ndërsa qyteti i Strugës ende është nën petkun e bardhë të borës, punëtorët e shërbimeve komunale kanë qenë tashmë në terren që në orët e para të mëngjesit, duke punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve kryesore dhe bulevardeve.
Qëllimi i punës ka qenë që qytetarët të mund ta nisin ditën pa pengesa, me trafikun e qarkullimin e lehtësuar.
Autoritetet komunale theksuan se prioritet këtë vit është përmirësimi i kushteve të punës për ekipet në terren dhe pajisja me mjete më funksionale, gjë që pritet ta bëjë pastrimin më efikas – sidomos në zonat me qarkullim të lartë.
Shërbimet komunale gjithashtu apeluan për kujdes më të shtuar të qytetarëve gjatë lëvizjes, duke theksuar se punimet do të vazhdojnë sipas kushteve atmosferike.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit