Struga ka arritur një sukses të rëndësishëm në turneun ndërkombëtar ekipor të shahut “Lake United”, i cili u zhvillua sot në Pogradec, në organizim të Komunës së Pogradecit.
Në turne morën pjesë katër ekipe nga Struga, Ohri dhe Pogradeci, ndërsa ekipi i Strugës u paraqit me një përbërje të fortë, të përbërë nga Gjoko Koteski, Arlind Jonuzi, Zuri Arslani dhe talenti i ri Luka Simonoski.
Pas një gare cilësore dhe ndeshjeve të forta, ekipi i Strugës triumfoi duke fituar Kupën e Kampionit, e cila tashmë udhëton drejt Strugës.
Delegacioni i Komunës së Strugës u udhëhoq nga udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike, Xhemi Hajredini.
Gjatë aktivitetit u dakordua që turneu “Lake United” të shndërrohet në një traditë të përvitshme, ndërsa edicioni i ardhshëm do të zhvillohet në Strugë, e cila do të jetë nikoqire e turneut.
Ky sukses është një tjetër moment i bukur për sportin e shahut në Strugë dhe një përfaqësim dinjitoz i qytetit në arenën ndërkombëtare. Urime ekipit të Strugës për triumfin! 👏♟️🏆







