Me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar (Vodici) dhe ceremonisë tradicionale të hedhjes së Kryqit, Komuna e Strugës ka përcjellë urimet më të përzemërta për shëndet, paqe dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.
Në këtë festë të rëndësishme fetare dhe tradicionale, e cila simbolizon pastrimin shpirtëror, shpresën dhe bashkimin, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, duke ndarë këtë moment me besimtarët ortodoksë dhe qytetarët e pranishëm.
Komuna e Strugës thekson rëndësinë e respektit, bashkëjetesës dhe solidaritetit ndërmjet komuniteteve, si vlera që e karakterizojnë qytetin e Strugës.
Urime të veçanta u përcollën edhe për Petar Çakarev, i cili arriti ta kapë Kryqin, me dëshirë për një vit të mbarë, plot shëndet, begati dhe mbarësi.




