8.8 C
Skopje
Monday, December 2, 2024

Stradner: Vuciq ka probleme serioze brenda Serbisë prandaj edhe po bën lojë me situatën në Kosovë

Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një postimi në platformën “X” ka thënë se Vuciq ka probleme serioze brenda Serbisë prandaj edhe po bën lojë me situatën në Kosovë.

“Kjo është loja tipike e Vuciq për të shpërqendruar Perëndimin dhe të vendos presion të mëtutjeshëm brenda Serbisë”.

Sipas Stradner Vuciq do të përdor strategjinë e eskalimit për të deeskaluar dhe të pozicionohet si pioner i stabilitetit duke shantazhuar Perëndimin se nëse duan që situata mos të tensionohet edhe më tutje, duhet mbështetur Vuçiqin.

”Megjithatë, kjo lojë e vjetër e tij është tashmë e njohur për Brukselin e Uashingtonin. Ata e njohin këtë skenar bajat të tij”.

Krejt këto komente Stradner i bëri pas rastit që ndodhi në Ibër Lepenc.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit