Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka vendosur që Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi të mbeten në paraburgim.
Në vendimin e rishikimit të paraburgimit, të marrë më 15 maj 2026, Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” urdhëroi vazhdimin e masës së paraburgimit për të dy të akuzuarit, ka njoftuar Gjykata Speciale.
Sipas njoftimit, gjykata vlerësoi se ende ekziston rreziku që të akuzuarit mund të pengojnë zhvillimin e procesit gjyqësor ose të kryejnë vepra të tjera penale.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, dorëzoi aktakuzën e ndryshuar ndaj tyre, e cila përmban dhjetë pika. Ata akuzohen për të ashtuquajtura krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ndërkohë, Trupi Gjykues ka shtyrë afatin për shpalljen e aktgjykimit deri më 20 korrik, duke lënë të hapur mundësinë për shtyrje të tjera.





