E mërkura do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe mjaft i nxehtë në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat do të jenë dukshëm të larta, ndërsa era pritet të fryjë me intensitet të ulët deri mesatar nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale gjatë mëngjesit do të sillen ndërmjet 10 dhe 19 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të ngjiten në vlera që variojnë nga 31 deri në 39 gradë, në varësi të rajonit.
Edhe në kryeqytet moti do të jetë i ngjashëm – me diell dhe shumë i ngrohtë. Në Shkup do të fryjë një erë e lehtë veriore, ndërsa temperaturat do të variojnë nga 18 gradë në orët e para të ditës, deri në 39 gradë në mesditë.
Këshillohet kujdes gjatë ekspozimit në diell, sidomos në orët e pikut, si dhe konsum i mjaftueshëm i lëngjeve.