22.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Sot (8 maj 2024) mbahen zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut, rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare.

Kutitë e votimit janë hapir në ora 07:00 ndërsa do të mbyllen në ora 19:00.

Këto zgjedhje do t’i hapin rrugë formimit të Qeverisë së re nga partia fituese, e cila do të arrijë të sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e ekzekutivit të ri.

Bazuar në rundin e parë të zgjedhjeve, më 24 prill, kur në garë ishin shtatë kandidatë, në zgjedhje dolën rreth 49 për qind e 1.8 milion qytetarëve me të drejtë vote.

Në garë janë Gordana Siljanovska e VMRO-DPMNE-së dhe Stevo Pendarovski LSDM-së. Që zgjedhjet e raundit të dytë mos të dështojnë, në zgjedhje duhet të dalin gjithsej 750 000 votues, që të arrihet pragu kushtetues.

Nëse zgjedhjet dështojnë, atëherë mandatin partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare do t’ia ndajë kryetari në detyrë i Kuvendit, Jovan Mitrevski, dhe më pas të nisin procedurat për zgjedhje të reja presidenciale.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit