Sonte në Çair po pastrohen rrugët: Cisternat në terren për larje intensive të akseve kryesore

Advertisement

Sonte në rrugët e Komunës së Çairit po zhvillohet një aksion për larjen dhe pastrimin e akseve kryesore rrugore, me qëllim përmirësimin e pastërtisë dhe sigurisë në komunikacion pas motit të ligë që përfshiu Shkupin ditëve të fundit.

Në terren janë angazhuar dy autocisterna të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, të cilat po kryejnë pastrimin e rrugëve më të frekuentuara, duke larguar baltën, mbetjet dhe papastërtitë e grumbulluara si pasojë e reshjeve dhe erërave të forta.

Sipas autoriteteve komunale, Komuna e Çairit në bashkëpunim me NP “Higjiena Komunale” do të vazhdojë me aksione të ngjashme edhe në ditët në vijim, varësisht nga nevojat në terren dhe gjendja e infrastrukturës rrugore.

Ky aksion vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbajtur hapësirat publike më të pastra dhe më funksionale për qytetarët./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit