SKANDALOZE! I uzurpohet prona familjes së Komandant TELIT! Shteti hesht! Storje e emisionit STOP!

Emisioni STOP në TV KLAN ka trajtuar një ngjarje se si një biznesmen i ka zaptuar pronat familjes së Komandant TELIT, në një fshat në rrethin e Elbasanit.

Vajza e Komandant Telit, Rexhina Myrta, tha se përballen me vështirësi për të mbrojtur pronat e tyre nga një biznesmen që ua ka zaptuar ato, përmes falsifikimit të dokumenteve.

Babai im ra dëshmor për të mbrojtur tokat shqiptare, ndërsa ne tani përballemi me këto vështirëse për të mbrojtur pronat tona”, tha Rexhina Myrta.

Vajza e Komandant Telit tha se nuk kanë marrë mbtojtje as nga institucionet e pushtetit lokal e as atij qëndror.

Ndërsa bashkëshortja e Komandant Telit, Rabije Myrta tha se, përveç që nuk kanë pasur asnjë lloj ndihme ata përballen me problemin e uzurpimit të pronës së trashëguar.

Unë kam rritur dy fëmijë e vetme tashmë 27 vite, me shumë sakrifica dhe sfida, tash po përballemi edhe me këtë sfidë të uzurpimit të pronave të familjes time të trashëguara nga gjyshi, stërgjyshi, babai. Meqë skemi pasur asnjë ndihmë, asnjë mbështetje nga shteti, tani na bëjnë këtë padrejtësi të madhe për të na marrë edhe aty dy prona që kemi”, ka deklaruar bashkëshortja e Komandant Telit, Rabije Myrta, për emisionin STOP në TV KLAN.

Më posht keni linkun e plotë të emisionit STOP në TV KLAN./Ora24.tv

https://www.youtube.com/watch?v=pziWyUM-494

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit