Siljanovska: Balancuesi ishte burim korrupsioni, jo zgjidhje

Presidentja e Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, deklaroi sot se shfuqizimi i “balancuesit” ishte i domosdoshëm për shkak të rreziqeve për korrupsion që, sipas saj, i kishte krijuar ky mekanizëm.

Ajo tha se “balancuesi”, në formën si kishte funksionuar deri më tani, në thelb kishte çuar drejt korrupsionit dhe kriminalizimit të institucioneve.

“Nuk mendoj se bëhet fjalë për rrënim, sepse balancuesi, ashtu siç ishte, në thelb solli korrupsion dhe kriminalizim. Emërimet në pozitat më të larta ishin përqendruar në duart e individëve dhe ata fituan pushtet të madh, pothuajse sulltanor. Nuk e hoqëm balancuesin sepse deshëm, por sepse kjo ishte theksuar edhe në raport”, deklaroi Siljanovska-Davkova.

Ajo nuk specifikoi se për cilin raport bëhej fjalë, por theksoi se ndryshimet kanë ardhur si rezultat i vërejtjeve dhe kritikave ndaj mënyrës së zbatimit të mekanizmit. (INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit