17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit janar

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit janar janë regjistruar 47 761 turistë, ashtu që rreth 60 % e tyre janë turistë të huaj.

Numri i përgjithshëm i turistëve në janar 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, është rritur për 10.1 %, ndërsa numri i netëve të kaluara është rritur për 15.2 %”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Shtetet që sollën më së shumti turistë gjatë muajit janar në Maqedoninë e Veriut janë: Turqia (5 503), Serbia (3 298), Greqia (3 242), Shqipëria (2 508), Bullgaria (1 810), etj.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit