Një 36-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar nga Policia e Shqipërisë, pasi sipas njoftimit të Policisë shqiptare, i njëjti është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, me 2 vjet burgim, për falsifikim të monedhave, përcjell TV21. Policia gjithashtu njofton se 36-vjeçari me iniciale N.S., ishte në kërkim dhe nga Policia e rajonit të Durrësit për vjedhje. Autoritetet shqiptare shtojnë se në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit.
“Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 73”. I dënuar nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, me 2 vjet burgim, për falsifikim të monedhave, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 36-vjeçari. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim edhe nga DVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja”. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 73”, gjatë të cilit u kap në Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi: N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Kumanovës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale Falsifikimi i monedhave”, thuhet në njoftim.





