Ministria e Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, oficerët e policisë kanë arrestuar shtatë shoferë për drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme, pesë për drejtim mjeti pa leje drejtimi, një për shpejtësi tej normave të lejuara dhe një me ndalim aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit.
Dy shoferë në Prilep dhe nga një në Shkup, Gostivar dhe Gjevgjeli kanë drejtuar automjet pa leje drejtimi. Një shofer në Gjevgjeli ka drejtuar automjet me shpejtësi që tejkalon shpejtësinë e lejuar, ndërsa një shofer në Ohër ka drejtuar automjet me ndalim aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa test të dhënë për drejtim ose nëse u është shqiptuar ndalim për drejtim mjeti ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një trafik më të sigurt, thonë nga Ministria e Brendshme.





