Shqipëria do të prezantohet nga 3-5 marsi si destinacion autentik mesdhetar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin 2026.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot në ITB Berlin, i cili këtë vit shënon edhe 60-vjetorin, Shqipëria do të prezantohet me një axhendë të pasur dhe një stendë të ideuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit”.
“Në panair do të sillet një eksperiencë që ndërthur inovacionin, kulturën, bukuritë natyrore dhe përvojat lokale, së bashku me disa bashki, 30 turoperatorë dhe biznese shqiptare”, tha Gonxhja.
Me një territor të vogël, por shumë të larmishëm, Shqipëria ka avantazh natyror për t’u pozicionuar si destinacion i turizmit të qëndrueshëm Alpet Shqiptare për turizëm malor dhe aventurë, riviera për turizëm bregdetar me kapacitete të kufizuara, qytetet historike për turizëm kulturor dhe fshatrat për turizëm rural dhe gastronomik.
ITB Berlin 2026 e vendos theksin pikërisht te këto forma turizmi, duke krijuar një dritare reale për promovim të diferencuar, larg modelit të turizmit masiv./atsh/KultPlus.com



