27.8 C
Skopje
Tuesday, July 8, 2025

Shpenzimet minimale në qershor janë rritur për 790 denarë, te ushqimi rritje prej 733 denarë

Shkup, 20 qershor – Shpenzimet minimale të një familjeje katër anëtarëshe në qershor janë rritur për 790 denarë në krahasim me majin, tregojnë të dhënat të cilat i përgatit Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sipas këtyre të dhënave, vlera e shportës minimale sindikale në qershor ishte 64 698 denarë, ndërsa me banesë të marrë me qira prej 60 metra katrorë 80 073 denarë.

Rritje prej 733 denarë ka edhe te ushqimi dhe pijet në krahasim me majin. Llogaritjet e LSM-së tregojnë se për ushqim dhe pije në qershor një familjeje i nevojiteshin 23 167 denarë.

“Duke i pasur parasysh të dhënat e lartpërmendura është evidente se pasi përfunduan masat aktive qeveritare, vlera e shportës minimale sindikale për dy muaj është rritur për 2 007,00 denarë, përderisa te ushqimi dhe pijet për dy muaj ka rritje për 1 678,00 denarë”, thonë nga LSM.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit