Shkupi shënon 13 Nëntorin, 82 vjet nga çlirimi i qytetit

Advertisement

Shkupi sot shënon 13 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të qytetit nga pushtimi fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore, përcjell TV21. Me rastin e kësaj feste, është paraparë vendosja e luleve para Monumentit të Çlirimtarëve të Shkupit në Varrezat e Partizanëve në Butel, në Alejën e Qytetarëve të Merituar, te varri i gjeneralit Mihajlo Apostolski në varrezat e Butelit, si dhe para monumentit të Çlirimtarëve të Shkupit, përpara ndërtesës së Qeverisë.

Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se sonte, në Operën dhe Baletin Nacional të Maqedonisë, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së çmimit “13 Nëntori”.

Në këtë ditë, 82 vjet më parë, më 13 nëntor 1944, Shkupi u çlirua nga pushtimi fashist. Në operacionet çlirimtare morën pjesë Divizioni i 42-të dhe i 50-të Nacionalçlirimtar i ushtrisë së Maqedonisë, si dhe Brigada e 16-të Maqedonase, të cilat pas disa ditë luftimesh të ashpra hynë në qytet.

Luftimet u zhvilluan në disa lokacione të Shkupit, ndër të cilat në rrugën “Ilindenska”, pranë Postës Qendrore, Shtëpisë së Oficerëve, Bankës Popullore dhe Stacionit të Vjetër Hekurudhor.

Luftëtarët e Maqedonisë arritën ta shpëtonin hidrocentralin “Matka” nga shkatërrimi, ndërsa qytetarët morën pjesë në mbrojtjen e Urës së Gurit nga minimi.

Në luftimet për çlirimin e Shkupit humbën jetën më shumë se 420 luftëtarë, ndërsa gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore jetën e humbën rreth 4.600 banorë të Shkupit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit