10.8 C
Skopje
Sunday, October 19, 2025

Shkupi në mesin e qyteteve më të korruptuara dhe më të pista në Evropë

76% e banorëve janë të pakënaqur për sa i përket pastërtisë së Shkupit. Vlerësime më të ulëta në Evropë kanë vetëm Palermo dhe Roma e Italisë dhe Marseja e Francës.

Shkupi është rekorder edhe për një çështje tjetër: korrupsionin. Më shumë se tre të katërtat, ose më saktësisht 75.9% e të anketuarve, vlerësojnë se administrata e qytetit të tyre është e korruptuar. Pas Shkupit vjen Beogradi dhe Roma me norma pak më të ulëta. Në nivel të të gjithë Evropës, mesatarja e qytetarëve që mendojnë se administrata e qytetit të tyre është e korruptuar është rreth 42%.

Shkupi ka numrin mesatar më të ulët në Evropë të njerëzve që ecin, pak mbi 20 përqind, ndërsa në këtë drejtim atij i bëjnë shoqëri Ankaraja dhe Valeta. Sa për krahasim, më së shumti, mesatarisht rreth 35 përqind, nga kryeqytetet e Evropës ecin banorët e Stokholmit, Helsinkit dhe Londrës. Për dallim nga kjo rreth 65% të shkupjanëve përdorin makinën për çdo ditë. Nga kryeqytetet e Evropës vetëm Rejkjavíku ka një mesatare pak më të lartë – 68%, ndërsa mesatarja evropiane është rreth 44%.

Punë gjendjet lehtë, ka siguri dhe  patundshmëri të lira?

Një lajm pak më i mirë nga Shkupi vjen për përgjigjet e pyetjes: A është e lehtë të gjesh punë në qytetin tënd? Pak më shumë se 35 përqind e shkupjanëve të anketuar mendojnë se është e lehtë të gjejnë punë në qytetin e tyre, që është rreth 10 përqind nën mesataren evropiane, por ende më e lartë se në shumë qytete të tjera. Në korniza të mesatares evropiane janë edhe përgjigjet në pyetjen: Sa i sigurt ndiheni kur lëvizni vetëm gjatë natës? Në Shkup të sigurt ndihen pothuajse 60%.

Është interesante se sipas hulumtimit Shkupjanët nuk e ndjejnë rritjen e çmimeve të patundshmërive në qytetin e tyre. Rreth 57% kanë thënë se në Shkup është e lehtë të gjendet një apartament me çmim të arsyeshëm, ndërsa 31% mendojnë se nuk është kështu. Pjesa tjetër nuk janë përgjigjur ose nuk kanë pasur njohuri. Sa për krahasim, në Evropë, mbi 70% e banorëve të qyteteve mendojnë se nuk është e lehtë të gjendet një shtëpi me një çmim të arsyeshëm, ndërsa vetëm 24% mendojnë se një gjë e tillë është e mundur.

Në hulumtimin e realizuar nga IPSOS në periudhën nga muaji janar deri në muajin prill të vitit 2023, janë përfshirë 848 të anketuar nga Shkupi, nga të gjitha grupmoshat dhe me një ndarje pothuajse identike sipas gjinisë.

Hulumtimin e plotë mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit